Sot zhvillohet një tjetër ndeshje interesante në kuadër të javës së 5-të të AlbiMall Superligës së Kosovës në futboll.
FC Dukagjini do të përballet me FC Drenicën në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj. Takimi pritet të nisë sot në orën 15:00.
Të dyja skuadrat synojnë fitoren për të përforcuar pozitat në tabelë, ndërsa pritet një sfidë e fortë mes dy rivalëve tradicionalë.