Faton Berisha djali dëshmorit të kombit, Ramiz Berisha nga Dushi, kandidati me numër 22 në listën e Zenun Elezaj

Faton Berisha, nga fshati Dush, është kandidati me numër 22 në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kuvendin e Komunës së Klinës.

Ai vjen nga një familje me traditë të thellë atdhetarie dhe është djali i dëshmorit të kombit, Ramiz Berisha.
Fatoni ka përfunduar studimet Master në Administratë Publike dhe Diplomaci, duke fituar njohuri mbi funksionimin e administratës publike dhe proceset vendimmarrëse.

Gjatë viteve të fundit, ai ka qenë i angazhuar në iniciativa të ndryshme në shërbim të komunitetit, duke dhënë një kontribut të vazhdueshëm për të mirën e qytetarëve dhe interesin publik.

Më 12 tetor, Fatoni garon për herë të parë për një vend në Kuvendin Komunal, me synimin që të jetë zëri i qytetarëve dhe të kontribuojë në avancimin e kërkesave dhe nevojave të tyre.

Me përgatitjen e tij profesionale, vullnetin dhe gatishmërinë për t’i shërbyer komunitetit, ai përfaqëson një vlerë të shtuar për Kuvendin e Komunës së Klinës.

22✅