Entuziazëm i madh në Zajm: Mbështetje e palëkundur për Aleancën dhe Zenun Elezaj

Kandidati për kryetar të Komunës së Klinës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, ka vazhduar tubimet elektorale në Zajm, një prej vendbanimeve ku mbështetja për Aleancën është e palëkundur.

Në këtë takim, banorët e Zajmit pritën Elezajn me entuziazëm të madh, duke dëshmuar se kjo zonë do të luajë një rol kyç në sigurimin e fitores më 12 tetor. Para qytetarëve, Elezaj prezantoi programin e tij për zhvillimin e Komunës së Klinës dhe projektet konkrete për Zajmin.

Ai nënvizoi se mbështetja për Aleancën mbetet e fuqishme, duke shtuar se “fjala e burrave të Zajmit gjithmonë është mbajtur.”