Elijona i reagon dajës: E ke lënduar fëmijën e motrës tënde, e ke për qëllim me m’mërzit

Historia e Elijona Binakajt në Big Brother VIP Kosova 4 ka marrë vëmendje të madhe, duke u komentuar edhe jashtë.

Pas historisë, një reagim në lidhje me këtë u bë nga daja i Elijonës, për një version tjetër të ngjarjes.

Ai theksoi se në mes të babait të Elijonës dhe motrës së tij kishte pasur dhunë, edhe pse një gjë e tillë nuk u tha nga banorja.

Elijona i reagoi ashpër duke thënë se po e lëndon vajzën e motrës së tij, ndonëse u përmbajt në të shprehur.

Pas gjithë bujës, daja i Elijonës bëri një postim tjetër, ku tërhiqet nga këto fjalë.

Reagimi i plotë i Elijonës:

“Ndjej shumë keqardhje se nënën e kam pasur shumë të mirë

Nuk e derdhi as edhe një lot, qëllimi i dajës tim është me më mërzit edhe me më bë dëm, jam munduar të mos e zhys askënd në familje edhe del daja im në vëmendje, unë nuk kam faj dhe nuk më takon me fol

Unë në rrëfimin tim flas për përjetimet mia, gjërat që i ka pasur babai dhe nëna ime nuk më takon të flas, nuk është e drejtë e imja.

Nëna ime nuk ringjallet që të flas. Jam një fëmijë që nuk më takon të flas për problemet e nënës dhe babait, unë e ruaj familjen time.

Edhe nëse daja im vendos të flas për media, e ndjen veten me përhap këto gjëra, daja im duhet me mendu dy herë se po flet për motrën e vet dhe fëmijën e motrës vet.

Mua nuk më ka munguar as dashuria e nënës as e babait dhe nuk më takon të flas për problemet e tyre.

Ti e ke lënduar fëmijën e motrës tënde”. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/reel/DUjcc_CDUiP/?igsh=MW9pdnd6amhsYTk3YQ==

https://www.instagram.com/reel/DUjc7OBDa7h/?igsh=MWh1YzBsb25oMmM5bA==

https://www.instagram.com/reel/DUjdEs1jUMQ/?igsh=Ym9mZWU5dzd3MXdt

https://www.instagram.com/reel/DUjd3ZgAdsh/?igsh=ODFnb285eXkwNWtm

https://www.instagram.com/reel/DUjerS9ACrv/?igsh=ZjllaTNmeDRqMDZ2