ELEZAJ DHE HARADINAJ BËJNË HOMAZHE TE SHTATORJA E MUJË KRASNIQIT

Në vigjilje të 21 vjetorit të rënies heroike të Komandant Mujë Krasniqit dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga Kryeministri i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, babai i Mujë Krasniqit Halil Krasniqi, ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësues të Organizatave të Dala nga Lufta dhe qytetarë, sot kanë bërë homazhe te shtatorja e tij në Klinë.

Nesër bëhen 19 vjet nga rënia heroike e komandantit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, Mujë Krasniqi – Kapuçi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në kufirin shqiptaro-shqiptar.