Elezaj 13 qytetarë nga Klina të testuar me COVID-19 dalin negativ

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, njofton se 13 qytetarë nga Klina, të testuar për COVID-19, dalin negativë

Postimi i tij:

Lajm i mirë; 13 qytetarë nga Klina të testuar me COVID-19 dalin negativ

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar 13 qytetarë të Komunës së Klinës. 11 nga fshati Bokshiq, kontakte të personi të diagnostifikuar me virus dhe 2 nga Klina, të cilët për fat të mirë të gjithë kanë rezultuar negativ.

Ky është një lajm inkurajues dhe shpresëdhënës që lufta jonë e përbashkët kundër pandemisë po fitohet, por apeloj të gjithë ju që të shtojmë kujdesin, sepse moskujdesi dhe komoditeti mund ta shtojë rrezikun e përhapjes së virusit.