E frikshme në Gjakovë, vetura bllokohet në urë

Një veturë ka mbetur në urë në fshatin Qerim të Gjakovës.

Vetura e tipit Passat nuk ka arritur ta kalojë urën e vjetëruar duke ngelur në të.

Për fat të mirë, nuk ka patur pasoja në njerëz dhe më pas është bërë nxjerrja e Passatit nga ura.