Ka ndërruar jetë Editon Gashi, një i ri nga fshati Vërmicë i Komunës së Malishevës, pas një aksidenti të ndodhur në vendin e tij të punës.
Gashi ishte rrëzuar nga skelet disa ditë më parë gjatë punës, nga ku kishte pësuar lëndime të rënda trupore.
Përkundër përpjekjeve për trajtim mjekësor, ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.
Ngjarja ka prekur thellë familjen, të afërmit dhe komunitetin e tij në Vërmicë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes Gashi për këtë humbje të madhe!