E dhimbshme: Kjo është gruaja që u gjet e varur në oborrin e QKUK – ishte paciente në Psikiatri Viber Icon IndeksOnlineE Enjte, 22 Maj 2025 21:37 Resmije Jashari është gruaja që u gjet mëngjesin e sotëm e varur me kabllo elektrike në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë. Viktima ishte paciente në Klinikën e Psikiatrisë, ku po trajtohej. Ajo dyshohet se është larguar nga objekti pa u vërejtur nga stafi mjekësor, për të kryer më pas aktin tragjik jo larg klinikës ku qëndronte e hospitalizuar. Trupi i saj është gjetur nga punëtorë shëndetësorë, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Në momentin e gjetjes, viktima ishte e veshur me rroba të stilit fetar që përdoren nga gratë muslimane, transmeton Sinjali. Policia, njësitet hetimore dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë, përfshirë edhe mosveprimin apo neglizhencën e mundshme të stafit të Klinikës së Psikiatrisë. Të Tjera nga LajmeOsmani vlerëson lartë mikpritjen në vendlindjen e presidentes së Zvicrës QKUK-ja jep detaje lidhur me rastin ku humbi jetën 40 vjeçarja Blendi Fevziu: Artan Lame është gjallë – familja më kërkoi të njoftoj Daut Haradinaj: S’e votoj Limajn për kryeparlamentar E dhimbshme: Kjo është gruaja që u gjet e varur në oborrin e QKUK – ishte paciente në Psikiatri Punëtorët e ‘Pastrimit’ protestojnë edhe natën: Nuk dorëzohemi deri në realizimin e kërkesave tona Haradinaj takon Kallas, thekson nevojën urgjente për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës Dy nga të arrestuarit për korrupsion në Prizren: Avokat dhe punonjës i Gjykatës Themelore Të fundit nga IndeksOnline Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Resmije Jashari është gruaja që u gjet mëngjesin e sotëm e varur me kabllo elektrike në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Viktima ishte paciente në Klinikën e Psikiatrisë, ku po trajtohej. Ajo dyshohet se është larguar nga objekti pa u vërejtur nga stafi mjekësor, për të kryer më pas aktin tragjik jo larg klinikës ku qëndronte e hospitalizuar.

Trupi i saj është gjetur nga punëtorë shëndetësorë, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Në momentin e gjetjes, viktima ishte e veshur me rroba të stilit fetar që përdoren nga gratë muslimane, transmeton Sinjali.

Policia, njësitet hetimore dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë, përfshirë edhe mosveprimin apo neglizhencën e mundshme të stafit të Klinikës së Psikiatrisë.