Dyshohet për sulm ndaj personit zyrtar, arrestohet një grua në Pejë

Një grua në Pejë është arrestuar pasi sipas policisë, për motive të panjohura e kishte sulmuar fizikisht një burrë.

Në këtë rast kishte ndërhyrë një person zyrtar, të cilin e dyshuara e kishte sulmuar/fyer verbalisht dhe kishte tentuar që ta sulmojë edhe fizikisht.

Ndërkaq, Policia ka njoftuar se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 7 shtator rreth orës 17:35.