Dyshime për përfshije në grup kriminal, arrestohet sërish pronari i “Avicena”, Driton Shuki

Pronari i poliklinikës ‘Avicena’, Driton Shuki është arrestuar, e pas intervistimit është liruar, nga Policia e Kosovës.

Shuki është arrestuar për dyshimet se ka bërë blerje/pranim të disa pajisjeve të vjedhura nga persona që po dyshohen se kanë marrë tinëzisht pajisje mjekësore në vlerë 45 mijë euro nga spitalet e Maqedinsë së Veriut.

Kjo është hera e dytë që arrestohet biznesmeni Driton Shuki për dyshime se kryen vepra penale që përfshijnë të dy shtetet: Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

Shuki dyshohet se pajisjen mjekësore e cila u përfitua në mënyrë të kundërligjshme, e ka blerë për rreth 10 mijë euro nga personat të cilët ende nuk janë identifikuar nga organet e hetuesisë. Ndaj pronarit të “Avicena” kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”.

“Arrestohet një person për blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale…Pas sekuestrimit të pajisjes ( e cila arrin vlerën rreth 45.000 euro) dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj personit të dyshuar:- D. Sh, mashkull 47 vjeç, blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale“, thuhet në njoftimin e Policisë.

Herën e parë ishte arrestuar për testet Covid 19. Shuki ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Han të Elezit nën dyshimin se ka bartur mostra dhe rezultate të testeve.

SHARE