Dy të mitur arrestohen në Skenderaj, u konfiskohet një pistoletë dhe një thikë

Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj kanë arrestuar dy persona të dyshuar për “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Arrestimi i dy të dyshuarve të moshës së mitur është realizuar pasi tek te njëjtit gjatë kontrolleve të detajuara u janë gjetur dhe konfiskuar: një armë pistoletë me tetë fishek dhe një thikë.

Pas intrevistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ,,Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.