Dukagjini uron ditëlindjen e trajnerit Ismet Munishi

Klubi i Dukagjinit ka uruar trajnerin e tyre, Ismet Munishi, me rastin e ditëlindjes.

Në urimin e publikuar nga ekipi, Munishit i dëshirohen edhe shumë vite të lumtura me shëndet, suksese dhe arritje profesionale e personale.

“Faleminderit për përkushtimin, pasionin dhe energjinë që sjell çdo ditë në drejtimin e ekipit tonë. Gëzuar The Special One 💚” – thuhet në postimin e Dukagjinit.