Dukagjini sot përballet me Ballkanin në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Kosovës

KF Dukagjini do të zbresë sot në fushë për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, ku përballë do ta ketë FC Ballkanin.

Takimi zhvillohet nga ora 15:00 në Stadiumin e Qytetit në Suharekë, në një duel që pritet të jetë mjaft interesant mes dy skuadrave.

Lajmin për ndeshjen e ka bërë të ditur vetë klubi klinas përmes faqes zyrtare, duke e cilësuar këtë si “dita e ndeshjes”.

Kjo sfidë vjen në një moment të rëndësishëm për të dy ekipet, që synojnë finalen e Kupës së Kosovës dhe një hap shumë të madh drejt trofeut.

Në njoftimin e publikuar, Dukagjini ka bërë edhe thirrje për mbështetje ndaj skuadrës.