Dukagjini pret Llapin në Klinë këtë të enjte

Skuadra e Dukagjinit do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të AlbiMall Superligës së Kosovës. Në javën e 6-të të kampionatit, klubi nga Klina do të jetë nikoqir i KF Llapit.

Takimi do të luhet të enjten, më 25 shtator 2025, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, me fillim nga ora 15:00.

Të dy skuadrat synojnë të sigurojnë pikë të rëndësishme në këtë përballje, ndërsa pritet edhe një mbështetje e madhe nga tifozët vendas.

#bashkëpërDukagjinin