Djali i Evander Holyfield, po ndjek më sukses rrugën e babait, arrin edhe një fitore në boks

Evan Holyfield, djali i Evanderit legjendar po ecën me hapa të sigurt drejt majave të boksit botëror.

Young Holy ka arritur fitoren e katërt nga po aq përballje në boks.

22 vjeçari, para syve të babait arriti të mposht Dylan Carlson. Evan fitoi me vendim unanim (40-36, 40-36 dhe 39-37).

Holyfield i ri po llogaritet si boksier me të ardhme të madhe ngase ka goditje të fuqishme, është i zgjuar në ring dhe tejet i shpejt në lëvizje. /