Kombëtarja e Kosovës sonte luan ndeshjen e rëndësishme për kualifikim në Kupën e Botës 2026 ndaj Sllovenisë.
Ndeshja nis nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kundërshtari i “Dardanëve” sot ka grumbulluar vetëm një pikë në dy ndeshje.
Kurse Kosova ka grumbulluar tri pikë në dy ndeshje, pas humbjes ndaj Zvicrës dhe fitores ndaj Suedisë.
Kujtojmë që pas ndeshjes me Slloveninë, Kosova luan ndaj Suedisë në Malmo./