Dhjetëra aderime në degën e Nismës në Pejë

Degës së Nismës Socialdemokrate në Pejë i janë bashkuar dhjetëra aderime të reja.

Këtyre aderimeve mirëseardhje iu kanë uruar kryetari i degës së Nismës në Pejë, Gezon Berisha, anëtarët e kryesisë në qendër Skender Reçica, Fazli Hoxha dhe Çerkin Dukolli.

Fazli Hoxha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në të gjitha komunat po shihet mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturave të Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Postimi i plotë i Hoxhës:

Dhjetëra aderime edhe në degën e Nismës në Pejë

Së bashku me kolegët, anëtarët e kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Skender Reçica, Çerkin Dukolli dhe kryetarin e degës së Nismës në Pejë z. Gezon Berisha, mirëpritëm dhjetëra aderime të reja në degën e Nismës në qytetin e Pejës.

Në të gjitha komunat po shihet mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturave të Nismës Socialdemokrate për zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.

Kryetari i degës së Nismës Socialdemokrate në Pejë z. Gezon Berisha dhe strukturat e kësaj dege, janë shembull i organizimit dhe fuqizimit të Nismës në Pejë.

Duke iu bashkuar programit socialdemokrat qytetarët do të jenë pjesë e ndryshimeve në vend.

Drejt fitoreve të radhës…

#Me Fatmir Limajn Kryeministër!