Detaje të reja/ Si u kapën me drogë mbi 1 milionë franga vëllezërit kosovarë në Zvicër

IndeksOnline dje ka raportuar se policia zvicërane ka arrestuar katër kosovarë pasi dyshohet se janë kapur me 116 kilogramë kokainë.

Sipas të dhënave të reja, sic shkruan Blick, dy të arrestuarit janë vëllezër, 42 vjecar dhe 38.

Por si erdhi deri te zbulimi i tyre.

Sipas Blick, Policia e kantonit të Aargaut në një operacion të përbashkët me Administratën Federale të Doganave (FCA) kishin bllokuar apartamentin ku jetonte pronari Kosovar i kompanisë së udhëtimeve në Aaargau, shkruan IndeksOnline.

Gruaja e të arrestuarit kishte pohuar se s’dinte gjë për drogën.

“Papritmas erdhi policia. Ne ishim të shokuar sepse nuk e dinim se ai supozohej të kishte ndonjë lidhje me drogën “.

Ajo dhe dy fëmijët e saj janë ndarë nga i dyshuari për një kohë të gjatë.

“Fëmijët e mi dhe unë nuk e kemi parë atë për dy vjet. Ne thjesht do ta lëmë policinë të bëjë punën e saj tani “.

Droga ishte e paketuar në rimorkion e kamionit, ndërsa ishte e fshehur prapa një muri të dyfishtë në rimorkio.