Detaje nga policia për vrasjen e djeshme në Malishevë

Një person është vrarë dje me armë zjarri në Malishevë.

Për këtë rast njoftoi edhe njëherë sot Policia e Kosovës.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar si dhe i është konfiskuar arma me të cilën është kryer vrasja.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion

“Fsh. Banjë, Malishevë. 20.09.2023 – 07:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet që me armë zjarri ka vrarë viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Te dyshuarit i është konfiskuar  pistoleta me te cilën dyshohet se është kryer vepra”, thuhet në njoftimin e policisë.