Dëmtohet me armë zjarri tabela e rrugës që mban emrin e dëshmorit Avni Zhabota në fshatin Shtupel

Tabela e rrugës që mban emrin e Heroit Kombëtar Avni Zhabota, e vendosur në një shtyllë në fshatin Shtupel të komunës së Klinës, është dëmtuar pasi dyshohet se është goditur me plumba nga armë zjarri.

Ende nuk dihet se kush qëndron pas këtij veprimi.

Lidhur me këtë rast, kryetari i OVL-UÇK-së, dega në Klinë, Hajdin Balaj, në një prononcim për Klina Info, e ka dënuar këtë gjest.