Dallku flet pas humbjes nga Gjilani: Kundërshtari na ndëshkoi me penallti!

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku është prononcuar pas humbjes nga Gjilani.

Ai tha se është shumë i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave të tij, por jo edhe me rezultatin e arritur.

“Normalisht humbje e dhimbshme, për atë që shfaqem. Kundërshtari na ndëshkoi me penallti, nuk bëri asgjë tjetër, luajtëm mirë, i përgëzoj lojtarët, kjo është skuadra që dua që të luftojë deri në fund. Jam shumë i kënaqur me angazhimin në lojë, por ka pasur dy momente kur jemi ndëshkuar, është mirë që ndonjëherë t’i shohin edhe ato penallti kundër nesh. Por në përgjithësi jam i kënaqur me lojën, jo me rezultatin”, tha Dallku.

Kujtojmë që në ndeshjen e ardhshme skuadra e Dukagjinit do të përballet me atë të Feronikelit.