Çmimet e karburantit pësojnë ngritjen më të lartë në historinë e tregut shqiptar

Të shtunën çmimi i naftës dhe i benzinës u shtrenjtuan me rreth 32 centë në Shqipëri, duke e çuar çmimin në mbi 1.86 centë.

Kështu tabelat e karburanteve kanë shënuar çmimin më të lartë historik në tregun shqiptar.

Një ngjarje e tillë ka shqetësuar konsumatorin shqiptarit, të cilit lëvizje me automjete po i kushton shumë më tepër.

Përballë reagimit qytetar, Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve, në një deklaratë për shtyp thotë se ndikimin kryesor mbi këtë çmim e ka krijuar çmimi në bursat ndërkombëtare. Faktori kryesor është lufta në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Moskës.

Gjithashtu ata thonë se furnizimi i tregut është i garantuar për vetë përgjegjësinë e operatorëve përpara konsumatorit jo vetëm me rezervat ligjore 90 ditore, por dhe në vazhdim, pasi operatorët e kësaj fushe që në fillimin e kësaj krize kanë arritur të shkëpusin furnizimin nga kompani që burimet i kishin nga Rusia drejt atyre kompanive që kanë burime nga vende të tjera, kryesisht arabe.

Në fund të deklaratës kjo shoqëri thotë se  jemi jo në një krize por në një luftë në zemër të eksportit botëror te karburanteve dhe siç mund të kemi akoma rritje ashtu mundet që situata dhe te qetësohet, për këtë arsye kompanitë botërore dhe si rrjedhoje edhe ato shqiptare do gjejnë rrugë dhe marrëdhënie të reja e cila do sjellë stabilizimin e çmimeve