Cila ulëse e veturës është më e rrezikshme dhe cila më e sigurt në rast aksidenti

Shpesh mendohet se pasagjeri është ai që ka më shumë gjasa të vdesë në një aksident. Por organizata belge e sigurisë rrugore, VIAS, pretendon se nuk është kështu, shkruan Autoblog.

Instituti VIAS tregon se shoferi i veturës është më i prekshëm se pasagjerët e tjerë. Shoferi është i ekspozuar ndaj rrezikut të vdekjes në një aksident trafiku 37 për qind më shumë se një pasagjer, madje 47 për qind më shumë se ata që ulen në ulëset e pasme.

Vendi më i sigurt në veturë është në mes të ulëseve të pasme. Është kusht që të ketë rripin e sigurimit.

Në këtë rast, shanset për të mbijetuar të personit të ulur në mes rriten me 25 për qind krahasuar me dy pasagjerët e mbetur në ulësen e pasme.