Cila është puna tjetër e trajnerit Bernard Challandes

Bernard Challandes nuk e bën vetëm punën e trajnerit te Kombëtarja e Kosovës.

Ai është edhe analist i futbollit në Zvicër.

Të martën ai ishte mysafir si analist i televizionit kombëtar zviceran SRG SSR, e cila ka të drejtat e transmetimit të Ligës së Kampionëve.

Zvicerani 69-vjeçar, shpeshherë analizon edhe kampionatin shtetëror atje ku luajnë dhjetra futbollistë nga Kosova.

Ndryshe, Challendes është selektori i Kosovës që nga marsi i vitit 2018.

Së fundi, ai e vazhdoi kontratën me Federatën e Futbollit të Kosovës deri në shtator të vitit 2022.