Burri nga Fushë Kosova raporton në polici: Më ka rrahur gruaja

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku burri ka raportuar në polici se është sulmuar nga bashkëshortja e tij.

Sipas viktimës e dyshuara ka probleme psikike dhe e njëjta nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët e tyre.

Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor

Fushë Kosovë 23.11.2021 – 19:40. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare. Sipas viktimës e dyshuara ka probleme psikike dhe e njëjta nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët e tyre. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thekson raporti.