Britania i mbështet britanikët që duan të luftojnë për Ukrainën

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, u ka kërkuar qytetarëve të huaj anembanë botës që të bashkohen në luftën kundër Rusisë.

Në një deklaratë në uebsajtin presidencial thuhet: “Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskiy u drejtohet të gjithë qytetarëve të botës, miqve të Ukrainës, paqes dhe demokracisë, kushdo që dëshiron të bashkohet në mbrojtjen e Ukrainës, Evropës dhe botës mund të vijë dhe të luftojë krah për krah me ukrainasit kundër kriminelëve rusë të luftës.”

Ndërsa, këtë mëngjes, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss tha se nëse britanikët zgjedhin individualisht të shkojnë në Ukrainë për t’u bashkuar me luftën, ajo do t’i mbështeste ata “absolutisht nëse kjo është ajo që ata duan të bëjnë”.

Më parë, Britania e Madhe ka ndjekur penalisht njerëzit që udhëtonin në Lindjen e Mesme për të luftuar për ose kundër IS.