Boksierët e KB “Dukagjini” të pamposhtur, ja suksesi i tyre i radhës

Në Ditën e Epopesë së Dukagjinit, Klubi i Boksit “Dukagjini”, mori pjesë me 3 boksierë, Rexhep Morinën, kampion i Kosovës, Andi Temaj nënkampion dhe Danjel Tuna, ky i fundit u paraqit për herë të parë në ring, duke boksuar me kundërshtarin nga Shqipëria, që jeton dhe bokson ne Autrali.

Danieli ka befasuar të gjithë, duke qenë edhe shpresë për të ardhmen e Klubit të Boksit “Dukagjini”.

Ndërsa, kampioni Rexhep Morina, nuk kishte asnjë problem që të fitonte, që tregoi jo vetëm boks, por edhe kulturë.

Në anën tjetër, Andi Temaj fitoi bindshëm, që u shpall edhe boksieri më me perspektivë, ku u shpërblye gjithashtu.

Kryetari i Klubit “Dukagjini”, Hajdin Balaj u ka uruar suksese boksierëve dhe ka uruar ata për sukseset që po tregojnë.

Gjithashtu Balaj ka biseduar me Muharrem Xhocin, që me 20 prill të merr pjesë në Zvicër, në një turnir, ku do të garojnë Planet Berisha 67kg, Rexheo Morina 60kg, Andi Temaj 54kg dhe Mentor Tafilaj 79kg.

Trajneri, Ramiz Balaj është duke punuar intensivisht, ku së bashku me Hajdin Balajn, kanë falënderuar për përkahjen e madhe Januz Dervishin, i cili çdo herë është i gatshëm për përkrahje financiare, ku Planet Berisha, mori pjesë gjithashtu në kupën botërore të u mbajt ne Budva të Malit të Zi.

Ata kanë falënderuar gjithashtu edhe Latif Demollin, sekretatin e përgjithshëm të Federatës së Boksit të Kosovës./Klina info/