Bislimi propozon që rroga minimale të jetë rreth 250 euro (VIDEO)

Zëvëndëskryeministri Besnik Bislimi ka përmendur pagën minimale, për të cilën ka paralajmëruar se do të rritet në 250 euro.

Sipas Bislimit, paga duhet të rritet konform pagës mesatare, meqë studimet e tregut të punës kanë treguar se kalueshmëria është rreth 56 për qind e pagës mesatare, e cila, nëse kalohet, i dëmton njerëzit, ka thënë ai.

Nëse rritja e pagës minimale do të jetë aq, Kosova e kalon Shqipërinë për 2 euro, ndërkaq mbetet sërish prapa shteteve tjera të rajonit. Serbia për 160 orë punë pagën minimale e ka 401 euro, Mali I Zi, 532 e Maqedonia Veriore 300.

Kosovarët e konsiderojnë të pamjaftueshme këtë rritje të paralajmëruar, duke theksuar rritjen e vazhdueshme të çmimeve në vend.