Ballkani e zyrtarizon rikthimin në Superligë të kosovarit që luajti në Turqi e Kroaci

Kur kanë mbetur pak orë para ndeshjes ndaj Bate Borisov, Ballkani ka zyrtarizuar një blerje të re.

Arb Manaj është rikthyer në futbollin kosovar pas përvojës që kishte në Turqi dhe Superligën e Kroacisë.

Sulmuesi nga Klina do të zëvëndësoj Albion Rrahmanin që u shit tek Dinamo Bukureshti në Rumani.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione, i bashkohet sulmuesi Arb Manaj.
Futbollisti që së fundmi ishte pjesë e elitës kroate, te skuadra e Slaven Belupo, ka një eksperiencë atraktive edhe në futbollin e Turqisë.
25 vjeçarit i urojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta” thuhet në njoftimin e Ballkanit