Asamblisti i AAK-së në Klinë: Komunat fqinje t’iu dalin në ndihmë të helmuarve të Deçanit

Deçani sot ka shpall gjendje emergjente për shkak të qytetarëve që janë helmuar, që po dyshohet si pasojë e ujit.

Përmes një postimi në FB, ka reaguar edhe asmblisti i AAK-së në Klinë, njëherit shefi i Grupit të AAK-së në Klinë, Petrit Palushaj. Ai ka thënë se komunat fqinje duhet të ngrisin nivelin e kapacitetit, për t’iu dalë në ndihmë të helmuarve.

Ky është postimi i Palushajt:
Është mirë, që komunat fqinje të Deçanit, përkatësisht drejtorit komunale të shëndetësisë, të ngrisin nivelin e kapaciteteve shëndetësore dhe te krijojnë ekipe mjekësore mobile, ne mënyrë qe ti dërgojn ekipet mjekësore ne Deçan për t’ju ndihmuar te helmuarëve ne situaten e fundit. Ne fund të fundit është edhe obligim, jo veq humanizem.