Artiola Limani, kandidatja me vizion të qartë, për një komunë më të mirë

Artiola Limani është kandidate për asambliste në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke mbajtur numrin 23 në fletëvotim dhe numrin 191 në listë.

Artiola vjen me një vizion të qartë për një qeverisje lokale më transparente, gjithëpërfshirëse dhe të ndershme.

Ajo përfaqëson një brez të ri të përkushtuar për zhvillimin e qëndrueshëm të komunës dhe për fuqizimin e grave, të rinjve dhe familjes.

Me energji, përvojë dhe dëshirë për ndryshim, Artiola synon të jetë një zë aktiv dhe i besueshëm në Asamble duke sjellë zgjidhje konkrete dhe ide të freskëta në shërbim të komunitetit.