Arta Pantina, kandidate për deputete nga PDK, nderon trashëgiminë e Gjeneralit Nasim Haradinaj

Në një postim të fundit në rrjetet e saj sociale, Arta Pantina, kandidate për deputete në listën e Partisë Demokratike të Kosovës me numrin 62, ka nderuar figurën e Gjeneralit të pamposhtur Nasim Haradinaj. Ajo e përshkruan Haradinajn si një mburojë të pakrahasueshme të popullit shqiptar, duke theksuar se çdo veprim dhe vendim i tij ka shërbyer si shembull i trimërisë dhe përkushtimit.

Pantina vlerëson se guximi i vërtetë nuk matet vetëm në beteja, por edhe në vendosmërinë për të mbrojtur lirinë dhe nderin e atdheut. Ajo thekson se trashëgimia e Haradinajt është një frymëzim i gjallë që ndriçon zemrat e brezave të ardhshëm, duke kujtuar rëndësinë e forcës, besnikërisë dhe nderit, virtyte që nuk shuhet kurrë.

Kandidimi i Artës Pantina për deputete shoqërohet me një mesazh të qartë: angazhimi për të ndjekur vlerat e trashëguara dhe për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje të fortë dhe të drejtë për qytetarët e Kosovës.