Arrestohet kaçanikasi që bëri për spital vajzën e tij 14-vjeçare

Stacioni policor në Kacanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  sot rreth orës 18:30 ka pranuar një informacion se në fshatin Begracë të Kacanikut ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet A.L (M/K) 34 vjeçar- recidivist i dhunës në familje, i cili me datën 11.12.2021 kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vajzës së tij 14 vjecare, duke i shkaktuar lëndime trupore, ku për këtë kishte pranuar edhe tretman mjekësorë.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Kacanik dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.