Në orët e natës vdesin dy persona nga Gjilani, dolën negativë në testin për Coronavirus

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar edhe për vdekjen e dy personave në Gjilan 

Ai ka njoftuar se në Gjilan, aktualisht janë 115 raste aktive me koronavirus, gjersa numri total i personave që kanë humbur betejën me këtë sëmundje është 7.

“#Dita134. Gjilani është në pritje të rezultateve për 84 mostra, të cilët e kanë bërë testin e #COVID19. Numri total i të prekurve është 340, 218 janë shëruar plotësisht, 115 janë raste aktive dhe fatkeqësisht 7 persona kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë, në këto orë të vona e kemi marrë lajmin për vdekjen e 2 pacientëve në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, por që kanë dalë negativë në test për COVID19. Pra, nuk bëhet fjalë për vdekje si pasojë e virusit. Iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve për humbjen e më të dashurve të tyre!”, ka shkruar Haziri.

Kujtojmë se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 168 raste të reja me Coronavirus, gjersa është njoftuar për 5 të vdekur. /Reporteri.net