Arrestohen dy roje pylli në Deçan

Dy roje pylli janë arrestuar në Deçan, pasi duke keqpërdorur detyrën zyrtare kanë lejuar të dyshuarit të kryejnë vjedhje të pyllit.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë roje, të cilët kanë lejuar të dyshuarit të kryejnë vjedhje të pyllit. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”.