Arben Limanaj: Zëri i grave duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të jenë prioritet në agjendën komunale

Kandidati i LDK-së për kryetar të Klinës, Arben Limanaj, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka zhvilluar sot një takim me familjen e kandidates për Asamblenë Komunale, Lirije Krasniqi, si dhe me rrethin e saj.

Gjatë bisedës u ngritën një sërë shqetësimesh që prekin jetën e qytetarëve të Klinës, veçanërisht të grave. Përveç mungesës së shërbimeve dhe nevojave bazë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), u theksuan edhe çështje të tjera me rëndësi: mungesa e mbështetjes në punësim, nevoja për përkujdesje më të mirë shëndetësore, përfshirja e grave në vendimmarrje, si dhe krijimi i hapësirave dhe mundësive për zhvillim ekonomik e social.

Në takim morën pjesë edhe kandidatet për Asamble Komunale, Laura Musolli dhe Jehona Gashi, të cilat theksuan rëndësinë e fuqizimit të zërit të grave në politikëbërjen lokale.

Ky takim, sipas përfaqësuesve të LDK-së, dëshmoi edhe një herë se zëri i grave duhet të dëgjohet dhe kërkesat e tyre të jenë prioritet në agjendën komunale.

#meKlinënPërtej
#ZgjedhjetLokale2025
#LDK113