Albin Kurti: Vendimet e reja për koronavirus nga nesër do të merren nga Ministria e Shëndetësisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë me media ka theksuar se, vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka detyruar qeverinë që të ndërmarrë veprime të reja.

Sipas tij, nga sot vendimet do të merren direkt nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me komunat,

”Nga nesër vendimet merren nga ana e Ministrisë së Shēdndetësisë dhe nga komunat, veç e veç”, tha ai para gazetarëve.

Kjo bëhet me qëllim të respektimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe luftimin e koronavirusit.