Aksion gjatë vikendit ndaj keqpërdoruesve të ujit të pijes / Klina cak i inspektorëve të kompanisë

KRU ‘HIDRODRINI’ Sh.A. – Pejë
Njësia Operative – KLINË

Aksion gjatë vikendit ndaj keqpërdoruesve të ujit të pijes / Klina cak i inspektorëve të kompanisë

Aksion i gjërë dhe i befasishëm ka vazhduar gjatë kësaj dite vikendi (e shtunë dhe e Diel), nga inspektorët e Njësisë Operative të Klinës, me cak keqpërdoruesit e ujit të pijes.

Kyçje ilegale janë evidentuar e ndaj të cilave janë marë masa përkatëse dhe në disa raste është asistuar edhe nga Policia që ka qenë shumë nevojshme.

Ndaj keqpërdoruesve është shqiptuar masa e paraparë dhe është hapur procedurë.

Aksione të tilla do të vazhdojnë në secilin orar kohor përfshirë mbas orarit edhe fundjavat.

Uji është jetë, ta ruajmë, ta paguajmë dhe ta përdorim racionalisht.

Me respekt;
Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë