Aksidenti në Rrugën e Kombit/Ka humbur jetën Blerim Avdiaj me bashkëshorten dhe dy fëmijët

Kanë humbur jetën çifti Blerim Avdiaj dhe Anjeza Avdiaj. Nga aksidenti kanë humbur jetën edhe fëmijët e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeç dhe Klejdi Avdiaj, 11 vjeç. E plagosur rëndë ka mbetur Violeta Avdiaj, 3 vjeç. Ajo është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Siç shihet në pamjet në këtë aksident është përfshirë një veture e tipit “Citroën” ku udhëtonin 5 personat e së njëjtës familje dhe një kamion.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet se makinat janë përplasur kokë më kokë. Në këtë pjesë të Rrugës së Kombit mungon ndriçimi dhe dyshohet se ka ndikuar në shkaqet e aksidentit, si dhe lagështia në rrugë.