Aksident para pak minutave në rrugën Drenas-Komoran |Foto

Një aksident komunikacioni ka ndodhur para pak minutave në rrugën Drenas-Komoran, njofton Drenica PressMësohet se në aksident janë të përfshirë një veturë e tipit Golf dhe një kamion.

Aksidenti ndodhi në fshatin Zabel. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident. Ndërkohë që janë krijuar kolona të gjata në rrugën që shpije për Drenas dhe Komoran. /