Parashikimi i motit për vikend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me reshje shiu.

Sipas Institutit, temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s. Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale”, është bërë e ditur në njoftim.