Aksident me fatalitet në Gjakovë, humb jetën një person

Një aksident trafikut me fatalitet ka ndodhur sot në fshatin Hereq të Gjakovës, ku ka humbur jetën një person.

Gazeta Sinjali mëson se një veturë është vetaksidentuar, ku si pasojë një person ka vdekur dhe janë lënduar 5 të tjerë.

Sipas burimeve të Sinjalit, deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë.