Aksident i rëndë në rrugën Klinë – Skenderaj, ka të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak çastesh në rrugën Klinë – Skenderaj, saktësisht në fshatin Pogragjë.

Klina Info mëson se aksidenti ka ndodhur tek pompa e derivateve, ndërsa dëshmitarët kanë thënë se kanë parë një veturë të rrotulluar.

Policia janë në vendngjarje dhe po hetojnë rastin, ndërsa dyshohet për të lënduar.