Ky kanal televiziv shqiptar do ta transmetoj duelin e shumëpritur mes Ortiz dhe Ruiz

Meçi i shumëpritur mes Luis Ortiz dhe Andy Ruiz Jr. do të zhvillohet gjatë kësaj fundjavë dhe pritet të jetë shumë emocionues.

Meçi do të zhvillohet mëngjesin e të dieles rreth orës 05:00 kohën tonë lokale.

Kjo super përballje do të transmetohet në platformën Digitalb përmes kanaleve SuperSport.

Ndeshja e shumëpritur mes tyre ishte planifikuar të zhvillohej më 13 gusht të kësaj vere, por kjo datë është ndryshuar për të akomoduar më mirë shikuesit dhe të pranishmit në Shtetet e Bashkuara.

Tifozët janë të etur për të parë rikthimin e Ruizit, i cili nuk ka luftuar që nga maji i viti 2021 kur mposhti Chris Arreola në ndeshjen e tij të parë që nga humbja e titujve të peshave të rënda nga Anthony Joshua.

Që atëherë, meksikani ka pasur një operacion në gju, ndërsa Ortiz fitoi kundër Charles Martin me një nokaut në raundin e gjashtë në dhjetor