Agim Fejzullahi i PDK-së prezanton programin për ndryshim dhe drejtësi sociale në Kosovë

Agim Fejzullahi, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, ka prezantuar programin e tij dhe të partisë për zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar nevojën për një politikë të re që i shërben qytetarëve dhe ndërton besimin në institucionet e vendit.

“Kosova është në prag të një momenti vendimtar. Pas dia viteve të qeverisjes së keqe, që ka sjellë zhgënjim dhe ngecje, është koha të ndalim këtë rrugë të gabuar. Është koha të zgjedhim një politikë të re, politikë që i shërben popullit, që hap dyert e institucioneve dhe që ndërton besim. Vetëm Partia Demokratike e Kosovës, me vizionin e kryeminister Bedri Hamza, ofron këtë alternativë të vetme dhe të besueshme.”, shkruan mes tjerash ai.

Statusi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Kosova është në prag të një momenti vendimtar. Pas dia viteve të qeverisjes së keqe, që ka sjellë zhgënjim dhe ngecje, është koha të ndalim këtë rrugë të gabuar. Është koha të zgjedhim një politikë të re, politikë që i shërben popullit, që hap dyert e institucioneve dhe që ndërton besim. Vetëm Partia Demokratike e Kosovës, me vizionin e kryeminister Bedri Hamza, ofron këtë alternativë të vetme dhe të besueshme.
Programi ynë bazohet në tri shtylla themelore:
Transparencë dhe llogaridhënie: Qeverisja nuk është privilegj, është shërbim. Çdo vendim, çdo shpenzim, çdo ligj duhet të jetë i dukshëm për ju. Vetëm kështu ndërtojmë besim dhe forcojmë demokracinë tonë.
Sundimi i ligjit: Ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë, pa dallim pushteti, pasurie apo pozite. Pa drejtësi nuk ka liri, pa drejtësi nuk ka zhvillim.
Shërbime cilësore e të barabarta: Shëndetësi që trajton secilin me dinjitet, arsim që u jep fëmijëve mundësi të barabarta, administratë që i shërben qytetarit me efikasitet e respekt.
Këto shtylla nuk janë vetëm parime, ato janë baza mbi të cilat ndërtohet programi ynë konkret për ta ndryshuar jetën e çdo qytetari:
– Rritje 50% të pagave për punëtorët e sektorit publik.
– Rritje 50% të pensioneve dhe ndihmave sociale, me pension minimal 250 euro.
– Ulje tatimesh mbi pagat: zero tatim deri në 400 euro, 8% deri në 800 euro, dhe vetëm 10% mbi 800 euro.
– TVSH zero për produktet esenciale dhe energjinë elektrike, për çmime më të përballueshme për çdo familje.
– Fondi i Papunësisë, që garanton mbështetje të menjëhershme për çdo qytetar që humb vendin e punës.
– Gjykata e Punës, për drejtësi të shpejtë dhe mbrojtje reale të të drejtave të punëtorëve.
– Mbështetje financiare për lehonat dhe shtesa për fëmijë, për dinjitet dhe siguri familjare.
– Barnat falas për qytetarët me sëmundje kronike.
– Fondi i Bursave për Studentë, me 30 milionë euro për arsimim dhe të ardhme më të mirë për të rinjtë.
– Investime strategjike në energji, infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore, për siguri afatgjatë dhe zhvillim ekonomik.
– Legalizim i ndërtimeve pa leje dhe shfuqizim i ligjit për tatimin në pronë, për të çliruar kapitalin e qytetarëve.
– Krijimi i Gardës Kombëtare dhe Njësisë së Helikopterëve, për siguri dhe reagim të shpejtë në çdo situatë.
Ky është vizioni ynë, një Kosovë më të drejtë, më të fortë dhe më evropiane. PDK është e gatshme ta bëjë këtë vizion realitet, sepse Kosova meriton më shumë.

Voto #PDK130
Voto #BedriHamza1
Voto #AgimFejzullahi72