A do të ketë borë të mërkuren dhe të enjten

?????????????????????????????????????????????????????????

Cikloni “Petra” sonte gjatë natës do të kalojë mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellë reshje shiu, e më pas edhe reshje bore, ndërsa nga verilindja e kontinentit do të fillojnë të depërtojnë masa të ftohta polare, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se ditën e mërkurë do të mbajë mot i ftohtë dhe me erëra të fuqishme veriore, e kohë pas kohe priten reshje bore, e nga Dukagjini të përziera edhe me shi gjatë ditës.

“Reshjet e borës do të vazhdojnë vende-vende edhe mëngjesin e ditës së enjte. Të enjten më ftohtë, temperaturat nga rrafshi i Kosovës mund të mbeten gjatë tërë ditës nën 0C”, paralajmëron PW.

Sipas PW, vlerat e cilësisë së ajrit do të zbresin në të mira dhe mesatare, e nga mbrëmja e së enjtes, me qetësimin e erërave, pritet të rriten edhe në të pashëndetshme.

Parashikimi për 5-6 shkurt:

5.02.2020 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët dhe me erëra të fuqishme veriore. Herët në mëngjes reshje më intensive të borës. Ditën kohë pas kohe reshje të dobëta bore. Në vise malore reshje të dendura bore. Në rajonin e Dukagjinit gjatë ditës reshjet do të jenë të përziera bore dhe shiu. Do të fryjë erë mesatare dhe e fuqishme nga veriperëndimi 7-18m/s. Nga rajoni i Istogut ekziston mundësia që të ketë erëra më të stuhishme me hove edhe nga 20m/s deri 30 m/s (70km/h-110km/h). Indeksi UV: 1.

6.02.2020 – Mot shumë i ftohtë. Në mëngjes kryesisht me vranësira, vende-vende mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën vranësirat do të shpërndahen dhe priten kthjellime. Erërat gradualisht do të pushojnë dhe do të fryjnë mesatarisht të fuqishme nga verilindja 3-11m/s. Indeksi UV: 2.