Bylbyl Sokoli trajner i ri i Malishvës

Trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli është zyrtarizuar në krye të FC Malishevës.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të klubit, transmeton

Njoftimi i plotë:

????? ????????? ?? ?? ??????̈ ?????̈?????? ?? ????????? ?????? ??????

Bylbyl Sokoli është padyshim njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë. Ka një përvojë impresive ku ka menaxhuar Top Klubet Kosovare si Prishtina, Gjilani e Llapi.

Gjatë përvojës së tij si trajner, ai u mësoi sportistëve disiplinë, punë të palodhur dhe përkushtim dhe kjo reflektohet jo vetëm në performancat e tyrë në lojë e stërvitje, por edhe në qëndrimet e tyre në jetën e përditshme.

Aftësitë e tij të shkëlqyeshme të organizimit dhe menaxhimit së bashku me pasionin e tij për përsosmëri janë motivuese.

Arritja e marrëveshjes me trajnerin Sokoli është mjaft emocionuese për klubin tonë dhe presim që së bashku të jemi pjesë e suksesit të ardhshëm të klubit.

Trajnerit i urojmë mirëseardhje në klub dhe presim me padurim të punojmë me të