Dënimi të vjen automatikisht, Policia prezanton veturat inteligjente me shumë kamera në rotacion

Policia e Kosovës ka prezantuar sot pajisjet e reja për detektimin e kundërvajtësve.

Janë prezantuar veturat inteligjente që përbëhen nga senzorët, kamerat e radarët.

Kështu, Policia nuk do t’i ndalojë qytetarët t’i gjobisë, këtë do ta bëjnë paisjet e reja në veturat e Policisë.

U theksua se këto pajisje do të jenë në të gjithë territorin e Kosovës, përfshirë edhe veriun.