Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë publikuar përsëri pamje të luftimeve të tyre me ushtarët rusë.
Kësaj radhe, kanë publikuar edhe pamje të ushtarëve rusë të vdekur, e ku kanë bërë të ditur se i kanë vrarë 50-të nga ta.
“Të paktën 50 pushtues nga Brigada Sulmuese e 31-të e Gardës së Veçantë (Ulyanovsk) u vranë në betejën për Gostomel. Në anën ukrainase në betejë morën pjesë luftëtarë të forcave speciale të GUR MO, regjimenti i 3-të i veçantë i qëllimeve speciale me emrin Princ Svyatoslav The Brave”, kanë thënë Forcat e Armatosura të Ukrainës.
Gjatë ditës së sotme presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka bërë të ditur se ka biseduar me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Zelensky tregoi se me Von der Leyen kanë folur në lidhje me bashkëpunimin e tyre dhe terrorizmin bërthamor të agresorit.
Po ashtu, lideri i ukrainasve tha se kanë diskutuar edhe për forcimin e sanksioneve kundër Rusisë.
https://twitter.com/ArmedForcesUkr/status/1499790125911486470?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1499790125911486470%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fsinjali.com%2Fpamje-te-renda-ukrainasit-vrasin-50-ushtare-ruse-gjate-betejes-per-gostomelin%2F